Të shtënat me armë zjarri në Komoran, Policia thotë se incidenti nuk lidhet me procesin zgjedhor

Të shtënat me armë zjarri në Komoran, Policia thotë se incidenti nuk lidhet me procesin zgjedhor

Të shtëna me armë kanë ndodhur para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.


“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pas të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës)”, deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi tutje se lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast.

“Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, konfirmoi ajo./Telegrafi/