Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme, në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i vrarë një person.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa viktimë ka mbetur personi me inicialet K.K.. Ai është qëlluar teksa ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali, raporton rtsh. Sipas dëshmitarëve, autorë kanë qenë dy persona, të cilët janë larguar më pas me një motor.
Për momentin nuk bëhen me dije më shumë detaje mbi ngjarjen, teksa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Zona është rrethuar dhe po kryhen kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!