Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se është arrestuar personi i dyshuar.
“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në sheshin “Skenderbeu”në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë”, tha ajo.
Në konfirmim gjithashtu bëhet e ditur se nga këto të shtëna nuk ka të lënduar.
“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv
The post Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person appeared first on Klan Kosova.