Të enjten mbrëma u raportua për të shtëna me armë në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është shoqëruar në polici i dyshuari, dhe i është sekuestruar arma, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti, pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe kishte kontaktuar me të dyshuarin kosovar. Lidhur me rastin arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.
The post Të shtëna me armë zjarri në Lipjan appeared first on Klan Kosova.