Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën u raportua për të shtëna me armë në Sllatinë të Kaçanikut.

Sipas policisë, të shtënat erdhën nga një veturë në lëvizje, derisa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tetë gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri nga vetura në lëvizje, policia në vendi  e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar  8 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit CZ-P-10 e kalibrit 9mm. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente. Rasti në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

The post Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik appeared first on Klan Kosova.