Një person është arrestuar në Vushtrri pasi ka shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Policia ka marrë informacionin për ngjarjen në orët e pasdites dhe ka reaguar menjëherë.
“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe pas një kohe kanë arritur të identifikojnë dhe ta ndalojnë automjetin. Personi i dyshuar është arrestuar ndërsa një armë tytë-shkurtër e llojit pistoletë dhe dy fishekë janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale,” thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!