Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, ka konfirmuar për Sinjalin se njësitet kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po trajtohet nga ekipi mjekësor.
I dyshuari për këtë rast është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!