E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTë shtëna me armë në Pejë, arrestohen tre persona

Të shtëna me armë në Pejë, arrestohen tre persona

Tre persona u arrestuan në Pejë, nën dyshimin se kishin shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas gazetarit korrespodent, Valdrin Daci, të njëjtin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv

Për “Ora Shtatë”, Daci dha detaje shtesë rreth rastit.

“Për shkak se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, tre persona janë arrestuar në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë. Janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Një pistoletë është konfiskuar me 22 fishekë dhe një gëzhojë”, u shpreh gazetari.

The post Të shtëna me armë në Pejë, arrestohen tre persona appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT