Një person ka shtënë me armë të gjatë në oborrin e një mobilierie në fshatin Qyshk të Pejës.
I njëjti, sipas informacioneve është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tregoi se nga incidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:20. Policia është në vendin e ngjarjes, janë gjetur disa gëzhoja. Identiteti i të dyshuarit dihet, por është larguar”, njoftoi Gashi, njofton Klankosova.tv.
The post Të shtëna me armë në oborrin e një mobilierie në Pejë appeared first on Klan Kosova.