E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTë shtëna me armë në një aheng në Pejë, arrestohen tre persona

Të shtëna me armë në një aheng në Pejë, arrestohen tre persona

Në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, mbrëmë është raportuar se në një aheng ka të shtëna me armë.

Kështu ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, ku thuhet se rasti është raportuar rreth orës 23:20.

“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ku është kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janë sekuestruar:         një (1) armë pistoletë, një (1) karikator i armës, njëzet e dy (22) fishekë dhe një (1) gëzhojë”, ka thënë Policia.

Sipas njoftimit, tre persona janë arrestuar në këtë rast dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

The post Të shtëna me armë në një aheng në Pejë, arrestohen tre persona appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT