Një incident ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran, ku është raportuar për një rrahje dhe të shtëna armësh. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësja së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se kishte të shtëna me armë, ndërsa raportohet vetëm për dëmtim prone, konkretisht dëmtim i një veture.
Lidhur me rastin, policia ka shoqëruar në stacion dy persona të përfshirë.
“Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Ahmeti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!