Një incident me armë zjarri është raportuar rreth orës 19:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjalin, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë, ku tha se sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar”, tha Pllana për Sinjalin.
Policia ka reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Të shtëna armësh në Prishtinë, s’ka të lënduar appeared first on Sinjali.