Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për të reshura të borës, pasditen e së mërkurës.
Si pasojë e këtyre të reshurave, sipas kësaj qendre, është vështirësuar qarkullimi në disa segmente rrugore.
Rruga Pejë-Rozhajë dhe anasjelltas, aktualisht është e pakalueshme për kamionë, derisa automjetet tjera njoftohen të kenë pajisjet dimërore me vete.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pakalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve të domosdoshme janë paisjet dimërore.”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar. /Klankosova.tv


