E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave”, Agjencia e Mjedisit me apel

“Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave”, Agjencia e Mjedisit me apel

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave në Kosovë

Sipas kësaj agjencie, me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, rreziku për shpërthimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave është shumë i lartë.

Prandaj, kjo  agjenci vjen me apel për marrjen e masave të menjëhershme parandaluese nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, siç u dëshmua edhe nga rasti i fundit i zjarrit në deponinë e Elbasanit në Shqipëri”, theksohet mes tjerash në thirrjen e saj, transmeton Klankosova.tv.

The post “Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave”, Agjencia e Mjedisit me apel appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT