Një javë e nxehtë po e pret Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur meteorologu Besim Aliu në emisionin “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo javë parashihet të jetë bukur e nxehtë meqenëse vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferikë. Këto masa të ardhura nga pjesë veriore e Afrikës, do të ndikojnë në rritjen e temperaturave mesatare për muajin që jemi”, u shpreh Aliu.
Ai shton se java që hymë sot, do të jetë kryesisht e thatë, deri në ditën e premte.
Derisa sipas Aliut, vikendi do të jetë thyes i këtyre temperaturave të larta që do ta karakterizojnë këtë javë.
The post Të nxehtit afrikan kaplon Kosovën appeared first on Klan Kosova.