E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme“Të mbrohen vlerat e UÇK-së”, Myftiu Tërnava bëri thirrje për pjesëmarrje masive...

“Të mbrohen vlerat e UÇK-së”, Myftiu Tërnava bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 7 gushtit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në një takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), z. Hysni Gucati.

Në fokus të bisedës ishte protesta paqësore e paralajmëruar nga OVL e UÇK-së, që do të mbahet më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë protestë dhe u bëri thirrje besimtarëve që të marrin pjesë në mënyrë masive, për të mbrojtur vlerat e UÇK-së dhe për të përkrahur krerët e saj që po përballen me procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjatë takimit, Myftiu Tërnava e falënderoi  Gucatin për vizitën dhe vlerësoi lart angazhimin e OVL-së në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës çlirimtare. /Klankosova.tv

The post “Të mbrohen vlerat e UÇK-së”, Myftiu Tërnava bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 7 gushtit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT