Të kesh fëmijë me moshë të afërt: 5 rreziqet kryesore dhe koha ideale për të pritur

Të kesh fëmijë me moshë të afërt: 5 rreziqet kryesore dhe koha ideale për të pritur

Nënat e guximshme që mbeten shpejt shtatzënë rrezikojnë më shumë – ja problemet më të shpeshta

Disa gra ende e perceptojnë ushqyerjen me gji si një metodë kontracepsioni. Hormoni prolaktinë, i cili rritet gjatë laktacionit, ngadalëson procesin e ovulacionit. Shumë nëna, duke u mbështetur në hormonet e tyre, shpejt zbuluan se ishin përsëri shtatzënë.


Ka edhe gra të guximshme që mezi kanë lindur, tashmë duan të mbeten shtatzënë përsëri. Disa ëndërrojnë për fëmijë të së njëjtës moshë, të tjerat thjesht duan të mbarojnë me të pasurit e fëmijëve dhe nuk duan të merren më vonë temën e shtatzënisë. Por intervalet e shkurtra ndërmjet lindjeve janë një provë serioze për nënën dhe foshnjën e palindur.

Këto janë probleme me të cilat mund të përballen gratë që vendosin të kenë fëmijë të moshave të afërta ose të ngjashme.

Rrezik i lartë i anemisë

Gjatë lindjes, një grua humbet rreth 200 ml gjak dhe shumë më tepër në ditën e parë pas lindjes. Gjakrrjedhja bëhet gjithnjë e më pak dhe pas një muaji e gjysmë zhduket. Për më tepër, anemia mund të ndodhë gjatë shtatzënisë, dhe pas lindjes dhe gjatë laktacionit, është një shoqërues i zakonshëm i nënave të reja. Prandaj, nëse një grua mbetet shtatzënë menjëherë, ka shumë të ngjarë që ajo të ketë një mungesë serioze hekuri, e cila do të duhet të plotësohet.

Mungesa e folatit

Foshnja e parë shfrytëzon plotësisht rezervat e acidit folik të nënës, fillimisht kur është në bark, dhe më pas, pasi të lindë, kur pi qumësht gjiri. Në të njëjtën kohë, acidi folik është i nevojshëm jo vetëm për shëndetin e nënës, por edhe për jetën e foshnjës së palindur. Mungesa e këtij vitamini rrit rrezikun e abortit spontan dhe zhvillimin e defekteve tek fetusi. Për këtë arsye, gjatë një shtatzënie të përsëritur, acidi folik duhet të bëhet një shtesë e detyrueshme ushqimore, transmeton Telegrafi.

Të kesh fëmijë me moshë të afërt: 5 rreziqet kryesore dhe koha ideale për të pritur telegrafi.com

Rreziku i rupturës së mitrës

Kjo ka të bëjë me gratë që kanë lindur me prerje cezariane. Nëse gruaja mbetet shtatzënë brenda një viti pas një cezariani, ajo ka rrezik të shtuar për rupturë të mitrës, sepse ndoshta mbresa nuk ka pasur kohë të shërohet si duhet.

Depresioni postpartal

Nënave të reja shpesh u thuhet: “Prisni një vit dhe do të bëhet më e lehtë.” Por jo gjithmonë bëhet më e lehtë. Kujdesi për një fëmijë njëvjeçar është i lodhshëm. Nëse kësaj i shtohet edhe një foshnjë, lodhja fizike dhe mungesa e gjumit shndërrohen shpejt në rraskapitje të përgjithshme. Për këtë arsye, nënat me fëmijë të afërt në moshë kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion pas lindjes dhe rritje të ankthit.

Rreziku i lindjes së parakohshme

Sipas shkencëtarëve amerikanë, nëse midis lindjes dhe shtatzënisë së re kalojnë më pak se 12 muaj, atëherë 53% e shtatzënive përfundojnë me lindje të parakohshme, pra para javës së 37-të. Javët e fundit të shtatzënisë janë vendimtare për zhvillimin e bebit, ndaj foshnjat e lindura para kohe kanë më shumë gjasa të kenë probleme shëndetësore dhe patologji të lindura.

Sa duhet pritur?

Mjekët nuk janë plotësisht të njëzëri për intervalin optimal ndërmjet lindjes dhe një shtatzënie të re. Disa gjinekologë rekomandojnë një interval minimal prej 18 muajsh. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që të pritet të paktën dy vjet pas lindjes. Edhe mjekët rusë ndajnë këtë mendim. Në rastin e prerjes cezariane, këshillohet që nënat të presin të paktën tre vjet para shtatzënisë së ardhshme. /Telegrafi/