Disa nga personat e akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë janë parë mbrëmë në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes Serbi-Angli.
Bëhet fjalë për Stefan Jovanoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq dhe Daniel Gjukic, të gjithë pjesë e aktakuzës për Banjskën dhe të lidhur ngushtë me grupin e Milan Radoiçiqit.
Në stadium, ata u panë duke bërë thirrje nacionaliste, përfshirë “Kosova është Serbi”.
Për praninë e tyre foli edhe në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova gazetari Besnik Tahiri, i cili tha se këta persona janë të njëjtit që prej vitit 2016 kanë shërbyer si mbrojtje e afërt e Milan Radoiçiqit.
“Sot i shohim në ndeshje futbolli për spektakël nacionalist, nesër i sheh duke mbrojtur pushtetin dhe vetë Vuçiqin nga protestat. Ata e kryejnë punën për të cilën janë krijuar, një grup banditësh në shërbim të interesave politike”, u shpreh ai.
The post Të kërkuarit për sulmin në Banjskë, të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.