E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/te-henen-varroset-15-vjecarja-lea-bajrami-qe-u-vra-nga-sulmi-ne-austri/Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në...

https://klankosova.tv/te-henen-varroset-15-vjecarja-lea-bajrami-qe-u-vra-nga-sulmi-ne-austri/Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri – Klan Kosova

Kosovarja Lea Bajrami që u vra pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën në një shkollë në Graz të Austrisë do të varroset të hënën, më 16 qershor.

Familjarët e të ndjerës njoftuan se ajo do të varroset në ora 16:30 në “Varrezat Myslimane” në Graz.

Lea ishte 15-vjeçe dhe vinte nga Vitia. Klan Kosova ka raportuar vazhdimisht për rastin në Austri, për ta ngushëlluar familjen e ngushtë të Leas, të mërkurën e kësaj jave për Austri udhëtuan edhe familjare të tjerë. Ata i thanë Klan Kosovës se e kanë parë edhe trupin e viktimës.

Në Graz u vranë të paktën 10 persona. Sulmuesi në fund vrau veten. Tragjedia ka tronditur jo vetëm Austrinë por edhe më gjërë. Ishte ky incidenti më i rëndë me armë në dekadat e fundit në Austri.

The post Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT