E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportTë hënën fillon afati kalimtar në Superligën e Kosovës në basketboll

Të hënën fillon afati kalimtar në Superligën e Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës bën të ditur se të hënën fillon afati kalimtar në ProCredit Superligë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se afati kalimtar për klubet e ProCredit Superligës do të zgjasë deri më 3 janar 2025.

“Pas datës 3 janar nuk mund të ketë më lëvizje në ProCredit Superligë për lojtarët vendorë”.

“Klubet e elitës pritet të jenë mjaft aktive, duke marrë parasysh synimet që kanë, e ku pjesa kryesore e kampionatit është stinori pranveror, ku do të vendoset gjithçka, andaj pritet të ketë mjaft kalime në këtë afat kalimtar”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT