Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumri Abdixhiku sot është takuar më qytetarët e Gjilanit.
Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, transmeton Klankosova.tv.
Nga pamjet e publikuara në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook, u pa numër i madh i qytetarëve që e pritën liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërkohë, sa i përket tubimit kryesor elektoral në këtë qytet, komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Vetëvendosje, ia ka mohuar LDK-së që të mbajë fushatë në palestren e qytetit.
Kjo gjë duket se i ka motivuar edhe më shumë qytetarët dhe përkrahësit e kësaj partie, për ta pritur edhe më ngrohtë kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>