Të gjithë 133 kardinalët nën moshën 80 vjeç, që kanë të drejtë të marrin pjesë në konklavën për zgjedhjen e papës së ri, kanë mbërritur tashmë në Romë, konfirmoi të hënën Selia e Shenjtë.
Konklava sekrete do të nisë pasditen e së mërkurës me ceremoninë tradicionale të mbylljes së dyerve të Kapelës Sistine. Ajo zhvillohet pas ndarjes nga jeta të Papës Françesku më 21 prill dhe konsiderohet si një nga më të pasigurta dhe të hapura në historinë moderne të Kishës Katolike.
Ndërsa disa kardinalë janë të përkushtuar për të ndjekur rrugën reformuese të Françeskut, me theks te transparenca, gjithëpërfshirja dhe afrimi me periferitë, të tjerë kërkojnë një kthim drejt mësimeve tradicionale dhe forcimit të strukturës doktrinare.
Në pritje të votimeve, të cilat sipas rregullores vijojnë deri në arritjen e një shumice prej tre të katërtash, kardinalët janë mbledhur në diskutime të përditshme që prej funeralit të Papës. Të hënën, 180 kardinalë morën pjesë në takimin plenar, përfshirë 132 nga 133 me të drejtë vote. Një kardinal, ndonëse ndodhet në Romë, mungoi në mbledhje, ndërsa dy të tjerë, nga Spanja dhe Kenia nuk do të marrin pjesë për arsye shëndetësore.
Zëdhënësi i Vatikanit njoftoi se diskutimet e fundit kanë përfshirë çështje të ndjeshme si bekimet për çiftet e të njëjtit seks, roli i grave në Kishë dhe drejtimi i ardhshëm i komunitetit global katolik, me rreth 1.4 miliardë besimtarë.
Kandidatë të mundshëm për fronin papnor përmenden shpesh Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali italian Pietro Parolin, dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle, i njohur për profilin e tij pastoralo-misionar. Megjithatë, shumë nga elektorët e konklavës nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar.
“Lista ime po ndryshon çdo ditë, dhe besoj se do të vazhdojë të ndryshojë,” deklaroi kardinali britanik Vincent Nichols.
Ndërkohë, kardinali gjerman Walter Kasper, 92 vjeç, që nuk merr pjesë në votim për shkak të moshës, komentoi për “La Stampa”: “Shumica e kardinalëve dëshirojnë një vazhdimësi me stilin e Françeskut, një papë që flet me zemrën dhe që është pranë popullit, jo i mbyllur në pallatet e Vatikanit”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);