“Të futemi me mentalitetin e njëjtë si me Suedinë”, Kreshnik Hajrizi flet për sfidën ndaj Sllovenisë

“Të futemi me mentalitetin e njëjtë si me Suedinë”, Kreshnik Hajrizi flet për sfidën ndaj Sllovenisë

Kreshnik Hajrizi është një nga futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e tetorit, që Kosova do t’i zhvillojë ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Para përballjes së parë të këtij grumbullimi, ndaj Sllovenisë, që zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”, Hajrizi ka ndarë emocionet e tij për këtë ftesë dhe përgatitjet me ekipin.


“Sa herë vij te Kombëtarja është një ndjenjë e mirë, ndihem krenar. Atmosfera është shumë e mirë dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë për t’u përgatitur për ndeshjen me Slloveninë. Shpresoj të arrijmë një rezultat të mire”.

Mbrojtësi u ndal edhe te ndeshja e fundit ndaj Suedisë, ku Kosova mori një fitore të madhe dhe theksoi se reagimi pas humbjes ndaj Zvicrës ishte pozitiv, prandaj kërkoi që të njëjtin mentalitet ta ruajnë edhe në ndeshjen e radhës.

“E kemi parë që ndaj Suedisë kemi mundur të arrijmë një rezultat të mirë. Kemi bërë një reagim të mirë pas ndeshjes me Zvicrën, dhe tani, të premten, duhet ta përgatitim këtë ndeshje me të njëjtin mentalitet dhe të shkojmë me mendjen që t’i marrim sërish tri pikë”, u shpreh Hajrizi.

Ndeshja ndaj Sllovenisë pritet të jetë një sfidë e fortë, por grupi i Kosovës është i përkushtuar të vazhdojë me performanca pozitive dhe të përmbushë objektivat e saj./Telegrafi/