Dy atlete gjermane, Friedi Kühne dhe Lukas Irmler, thyen rekordin botëror duke ecur mbi litar mes dy ballonëve në lartësinë 2,500 metra.
Ata arritën të kalonin më lartë se rekordi i mëparshëm prej 1,900 metrash.
Irmler ishte i pari që kaloi linjën, duke thënë se presioni ishte shumë i madh, por momenti i suksesit ishte lehtësim. Pas tij, Kühne e ndoqi dhe e ka quajtur eksperiencën shumë të frikshme për shkak të lëvizjeve të ballonëve.
Në fund, Kühne e festoi rekordin duke u hedhur me parashutë nga litari.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>