Të dyshuar për 15 raste vjedhje, arrestohen dy persona në Prishtinë

Të dyshuar për 15 raste vjedhje, arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Arrestimi i tyre ka ndodhur sot nga sektori i hetimeve të kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale.


“Puna e hetuesve policor është finalizuar me arrestimin e të dyshuarve: B.J. mashkull, 56 vjeç, shtetas i Kosovës dhe M.C. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Kosovës”, ka njoftuar policia.

Sipas njoftimit thuhet se pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë. /Telegrafi/