Të dhënat për daljen në zgjedhje, cilat janë komunat me pjesëmarrjen më të lartë dhe më të ulët?

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, ku tregon se deri tani kanë votuar 659,172 qytetarë, që përbën 32.55% të të drejtës së votës.

Sipas KQZ-së, komunat me daljen më të lartë janë: Mamusha, Zveçani, Zubin Potok, Ranilluga, Novobërda, Hani i Elezit, Kllokoti, Juniku dhe Shtërpca, të cilat kanë një pjesëmarrje prej mbi 40%.

Në qytetet kryesore, përqindja e daljes sipas KQZ-së është:

Prishtinë – 39,44%

Ferizaj – 32,25%

Gjilan – 32,63%

Prizren – 25,12%

Podujevë – 36,80%

Mitrovicë e Jugut – 31,39%

Ndërsa qytetet me daljen më të ulët janë Leposaviqi dhe Skënderaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se një përditësim i ri për daljen do të bëhet në ora 19:00, kur do të mbyllen edhe qendrat e vendvotimeve.

Po ashtu, KQZ do të mbajë një konferencë për media në ora 19:30, ku do të prezantojë detaje për zhvillimin e procesit zgjedhor gjatë gjithë ditës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/