Sunday, March 8, 2026
spot_img
HomeLajme“Të çojmë përpara aspiratat e përbashkëta evropiane”, Konjufca uron ministrin e ri...

“Të çojmë përpara aspiratat e përbashkëta evropiane”, Konjufca uron ministrin e ri shqiptar

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca ka uruar homologun e tij nga Shqipëria, Ferit Hoxha për emërimin e tij në  postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Në urimin e tij të bërë në X në gjuhën angleze, Konjufca tha se “Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë një lidhje të qëndrueshme, të rrënjosur në historinë, gjuhën dhe sakrificat tona të përbashkëta”.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Ai njëherësh shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

“Pres me padurim të punoj ngushtë me ju dhe diplomacinë shqiptare për të forcuar më tej marrëdhënien tonë unike dhe për të çuar përpara aspiratat tona të përbashkëta evropiane”, tha shefi i diplomacisë kosovare në postimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT