Taylor Swift ka ndarë detaje të reja për dasmën e saj me Travis Kelce, ndërsa promovonte albumin më të fundit “The Life Of A Showgirl”, i publikuar të premten në mëngjes.
Këngëtarja 35-vjeçare konfirmoi se ceremonia do të jetë një “dasmë destinacioni” dhe se një nga miqtë e saj më të afërt, Ed Sheeran, pritet të performojë në ditën e madhe.
Gjatë intervistave në disa radio britanike, ajo pranoi se fejuari i saj është “personi më argëtues në jetë” dhe shtoi se marrëdhënia e tyre është frymëzimi i shumë prej këngëve të albumit.
Taylor tregoi gjithashtu se unaza e saj e fejesës ishte dizajnuar nga Travis-i me një argjendare që ajo e kishte përmendur vite më parë.
Swift foli për këngën “Opalite”, të preferuarën e Kelce, duke shpjeguar se simbolizon lidhjen e tyre përmes një metafore rreth gurëve të çmuar dhe lumturisë së krijuar.
Ajo shtoi se ky album është një pasqyrim i jetës së saj aktuale, ndryshe nga të kaluarat që pasqyronin periudha të mëparshme.
Ndërsa përgatitet për martesën, artistja pranoi se nuk ka qenë kurrë e fiksuar pas planeve të dasmës derisa takoi personin e duhur. “Kurrë nuk e kisha menduar çfarë doja, derisa u gjenda përballë njeriut të duhur”, tha Taylor.
Duke folur për karrierën, ajo pranoi se dikur kishte frikë se një jetë personale e lumtur mund të ndikonte në kreativitetin e saj, por tani ndihet më e frymëzuar se kurrë.
“Të gjithë më thonë se nuk kam qenë kurrë kaq vetvetja, dhe kjo duket edhe në muzikë”, shtoi këngëtarja. /Telegrafi/