Këngëtarja e njohur Taylor Swift ka bërë të ditur se është fejuar me kampionin e NFL-së, Travis Kelce.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Swift shkroi: “Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i gjimnastikës po martohen.”
Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në gusht të vitit 2023, kur Kelce u pa në një nga koncertet e Swift në Kansas City, ku ai luan me ekipin e Kansas City Chiefs.
Disa muaj më vonë, në nëntor, përmes një interviste për Wall Street Journal, të dy konfirmuan lidhjen e tyre.
Kelce deklaroi: “Nuk kam dalë kurrë më parë me dikë si ajo.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!