Kandidati për kryetar të Pejës nga LVV, Taulant Kelmendi së bashku me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, kanë vizituar familjet e disa dëshmorëve.
Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook.
“Sot, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe aktivistë patëm nderin të vizitojmë familjet e dëshmorëve Qamil Morina, Valon Gashi dhe Zeqir Gashi në Loxhë e Buqan.
Po ashtu, nderuam dëshmorët Adrian Krasniqi, Haki Krasniqi dhe Përparim Krasniqi në Vranoc”, ka deklaruar Kelmendi.
Tutje, ai ka pohuar se ” Sakrifica e tyre është kujtesë e gjallë, ndërsa ideali i tyre duhet të jetë frymëzim për çdo ditë të punës sonë”.