Tarifat e reja të vendosura nga presidenti i ShBA-së Donald Trump, kanë hyrë në fuqi sot pas mesnate.
Nga këto tarifa preket edhe Kosova, me 10 për qind.
Vendosja e këtyre tarifave, nënkupton se kompanitë që sjellin mallra të huaja në SHBA do të duhet t’i paguajnë taksat qeverisë.
Brazili përballet me një nga tarifat më të larta të SHBA-së në botë, me një normë prej 50 përqind, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu edhe India do të përballet me një normë 50 përqindëshe.
Pos, vendit tonë, tarifat do të aplikohen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Serbia 35 për qind, Bosnja e Hercegovina 30 për qind, Maqedonia e Veriut 15 për qind, dhe Mali i Zi 10 për qind.
Pjesë e listës është edhe Kroacia, anëtare e Bashkimit Evropian, produktet e së cilës do të tatohen me 15 për qind gjatë importit në Shtetet e Bashkuara.
Kujtojmë se para pak ditësh, Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
The post Tarifat e Trumpit, Kosova preket me 10 për qind appeared first on Klan Kosova.