Dëshmitari Ismet Tara ka thënë se do t’iu përgjigjet pyetjeve të ekipeve të mbrojtjes, por të njëjtën gjë nuk do ta bëjë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Fillimisht, avokati i Tarës, Idriss Van Straalen, tha që klienti i tij dëshiron që ai ta përsërisë kërkesën që t’iu jepet mundësia që të flasë dhjetë minuta për të folur për një dokument që i është paraqitur atij nga hetuesit e ZPS-së, ndonëse kjo kërkesë iu është kundërshtuar.
“Ai gjykon se është e nevojshme për të që të flas për këtë dokument sepse lidhet me sigurinë e tij gjatë dëshmisë”, tha ai.
Gjykatësi Charles Smith tha se nuk do t’ia miratojnë këtë kërkesë dhe do të vazhdojnë me pyetjet e mbrojtjes së Kadri Veselit përmes avokatit Rodney Dixon.
Ismet Tara tha se dokumenti në fjalë nuk i është paraqitur kurrë, por deri në seancën përgatitore me prokuroren që sipas tij ishte shqetësues për atë.
“Ai dokument është shumë shqetësues për mua. E ftoj gjyqtarin edhe pse nuk ma la këtë mundësi që ta shpreh këtë shqetësimin tim para palës mbrojtëse, unë do t’i përgjigjem pyetjeve të tyne”, tha ai.
Njëri nga gjyqtarët i tha dëshmitarit se në rast që i përgjigjet mbrojtjes e ka për detyrim që t’i përgjigjet edhe Prokurorisë.
“Të mbrojtjes po, por të prokurores sime pa pasur dokumentin tim, jo”, tha ai.
Avokatit iu kërkua që të bisedojë me dëshmitarin që t’i shpjegohet detyrimi i tij si dëshmitar, , raporton “Betimi për Drejtësi“.
Si rrjedhojë, iu lejua pushimi në mënyrë që avokati të bisedojë me dëshmitarin.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>