Adobe ka njoftuar se mund të përdorni mjetet e saj Photoshop, Express dhe Acrobat direkt brenda ChatGPT.
Sigurisht, kjo do të thotë që thjesht mund t’i tregoni chatbot-it se çfarë doni të arrini dhe ai do të përdorë produktet e Adobe.
Pastaj mund ta vazhdoni bisedën duke kërkuar ndryshime, transmeton Telegrafi.
Kështu, mund të modifikoni lehtësisht imazhet me Photoshop, qoftë duke rregulluar vetëm një pjesë specifike, duke rregulluar cilësimet si shkëlqimi, kontrasti dhe ekspozimi, ose duke aplikuar efekte krijuese si Glitch dhe Glow, të gjitha duke ruajtur cilësinë e imazhit.
Gjithashtu mund të personalizoni dizajnet me Express, duke përdorur bibliotekën e saj të gjerë të dizajneve profesionale për të gjetur një që i përshtatet çdo momenti.
Mund të plotësoni tekstin, të zëvendësoni imazhet, të animoni dizajnet dhe të përsërisni ndryshimet, të gjitha përmes një bisede me ChatGPT, pa pasur nevojë të kaloni në një aplikacion tjetër.
Së fundmi, me Acrobat mund të modifikoni PDF-të direkt në bisedë, të nxirrni tekst ose tabela, të organizoni dhe bashkoni skedarë të shumtë PDF, të kompresoni skedarët dhe t’i konvertoni ato në PDF duke ruajtur formatimin dhe cilësinë e paprekur, dhe madje mund të redaktoni detaje të ndjeshme nga PDF-të tuaja.
E gjithë kjo është e disponueshme sot në ChatGPT në desktop, ueb dhe iOS falas. Adobe Express për ChatGPT është gjithashtu i disponueshëm në Android, ndërsa mbështetja për Photoshop dhe Acrobat në Android do të “vjen së shpejti”. /Telegrafi/


