Barcelona po tregon interesim serioz për një nga mbrojtësit e rinj më premtues në futbollin evropian, Luka Vuskovic.
Katalanasit janë gati të bëjnë një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh, por një shumë e tillë nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme për të siguruar firmën e talentit kroat.
Qendërmbrojtësi 19-vjeçar ka lënë mbresa në Gjermani, ku është i huazuar tek Hamburgu. Paraqitjet e tij të mira në Bundesligë kanë tërhequr vëmendjen e një numri gjigantësh evropianë, të cilët tashmë po e monitorojnë nga afër zhvillimin e tij.
Të drejtat e lojtarit i përkasin Tottenhamit, i cili e nënshkroi atë nga Hajduku i Splitit për rreth 12 milionë euro. Megjithatë, klubi londinez pret një tarifë dukshëm më të lartë në rast të një shitjeje dhe besohet se kërkon të paktën 60 milionë euro për mbrojtësin e ri.
Vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij pritet të merret pas një turneu të madh ndërkombëtar në verë, kur interesi për të mund të bëhet edhe më serioz.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


