Kryeministri polak, Donald Tusk, është përgjigjur ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, se Bashkimi Evropian është formuar për t’i hequr “qafe” amerikanët.
Në një postim në rrjetin social X, Tusk tha se askush në Bashkimin Evropian nuk e shikon politikën në këtë mënyrë.
“Bashkimi Evropian nuk është formuar për të hequr qafe askënd. Krejt e kundërta. Ai është themeluar për të ruajtur paqen, për të ndërtuar respekt midis popujve tanë, për të krijuar tregti të lirë dhe të drejtë, si dhe për të forcuar miqësinë tonë transatlantike. Kaq e thjeshtë,” tha Tusk.
Të mërkurën, presidenti amerikan tha se ShBA-ja do të vendos tarifa për të gjitha produktet e vendeve të BE-së, duke theksuar se, sipas tij, BE-ja u themelua me qëllim të minimit të fuqisë ekonomike amerikane.
I pyetur për tarifat e mundshme hakmarrëse nga BE për mallrat amerikane, presidenti amerikan tha se nuk është i shqetësuar.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);