Shtatë ditë para se masa e vënë nga Uashingtoni të hyjë në fuqi, në Prishtinë u hoq kundërmasa.
Qeveria e Kosovës në detyrë më 1 gusht miratoi largimin e taksës 10 për qind për produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga Oda Ekonomike Amerikane kjo po mirëpritet, ani se mund të bëhej kohë më parë.
Atëkohë, do të ishte mundësia më e madhe që vendi të mos ballafaqohej me këtë tarifë, heqja e së cilës megjithatë merr kohë.
Dekreti me zero taksim për produktet amerikane po shihet i pamjaftueshëm e diskutabil.
Lama si ish-ambasadore, shton se pa institucione të reja, heqja tarifës zor se merret parasysh.
Reciprociteti i ri tarifor u vendos nga presidenti amerikan Donald Trump më 3 prill dhe synon të transformojë sistemin tregtar, i cili konsiderohet i padrejtë ndaj SHBA-së.
The post Taksa 10%: Vendimi i Kosovës s’heq masën amerikane (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.