E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizTakohen Krasniqi e Limaj - temë diskutimi qeveria e opozitës?

Takohen Krasniqi e Limaj – temë diskutimi qeveria e opozitës?

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është në takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se ky takim është realizuar me ftesë të të parit të PDK-së.

Temë e diskutimit në këtë takim, sipas burimeve të Klanit, mësohet të jetë ndërtimi i ndonjë koalicioni potencial të opozitës për formim të qeverisë, nëse Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk arrin të formojë qeverinë e re.

Për takimin Limaj – Krasniqi, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Endrit Shalën, koordinatorin për media në Nismën Socialdemokratike, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë për çështjen në fjalë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT