Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka dhënë detaje lidhur me takimin trilateral që u zhvillua sot në Bruksel, mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.
Përmes një postimi në platformën “X”, Sorensen tha se temë qendrore e diskutimit ishte avancimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, shkroi Sorensen.
Hosted a long meeting of Chief Negotiators of Kosovo and Serbia in Brussels. Spoke about advancing the normalisation of their relations in preparation of a high-level Dialogue meeting, pending implementation obligations, and current issues. Agreed to continue the discussion soon. pic.twitter.com/OHhroTaJll
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) June 10, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!