Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar do të jetë deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim zhvillimet e fundit në skenën politikë në vend, konkretisht për takimin e liderëve pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu me deputeten e LDK-së do të diskutojmë edhe për seancën e së dielës e cila edhe pas takimit të liderëve nuk prodhoi rezultat.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Takimi mes liderëve pa rezultat, Kuvendi ende i bllokuar, Jehona Lushaku-Sadriu sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.