E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTakimi Kurti-Limaj: Sot s’u fol hiç për kryeparlamentarin, pritet edhe një takim...

Takimi Kurti-Limaj: Sot s’u fol hiç për kryeparlamentarin, pritet edhe një takim tjetër final

Para më shumë se gjysmë ore ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, takim ky që zgjati mbi dy orë.

Burimet e Klan Kosovës kanë thënë se mund të ketë edhe një takim tjetër mes Kurtit dhe Limajt dhe nëse i njëjti ndodhë, atëherë do të jetë finalizues për arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit.

Po ashtu, të njëjtat burime kanë bërë me dije se temë kryesore e takimit mbi dy orësh ishte gjetja e një marrëveshje për konstituimin e kuvendit, ndërsa fare s’ka qenë në diskutim pozita e kryeparlamentarit.

The post Takimi Kurti-Limaj: Sot s’u fol hiç për kryeparlamentarin, pritet edhe një takim tjetër final appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT