E martë, 1 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/takimi-i-kurtit-me-partite-lushaku-sadriu-spati-propozime-rrugedaljeje-nga-kriza-politike-video/Takimi i Kurtit me partitë, Lushaku-Sadriu: S’pati propozime rrugëdaljeje nga kriza politike...

https://klankosova.tv/takimi-i-kurtit-me-partite-lushaku-sadriu-spati-propozime-rrugedaljeje-nga-kriza-politike-video/Takimi i Kurtit me partitë, Lushaku-Sadriu: S’pati propozime rrugëdaljeje nga kriza politike (VIDEO) – Klan Kosova

Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka folur për takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ajo u shpreh se gjatë atij takimi nuk u paraqitën propozime konkrete për zgjidhjen e krizës politike, njofton Klankosova.tv.

“Shkuam për t’i kontribuuar një zgjidhje në kohë krize. Ne si parti e kemi kuptuar se është krijuar një krizë politike, si rezultat i pamundësisë të krijimit të shumicës nga partia që ka dalur me numrin më të madh të votave, rrjedhimisht Vetëvendosje”.

“Në këtë pamundësi kemi hyrë në një krizë dhe urgjenca për ta zgjidhur këtë krizë kërkon bashkëpunim, kërkon konsenzus, kërkon bashkëpunim të njëmend për të dalur nga kjo krizë”.

“Por, problemi është që ne përkundër faktit që shkuam në takim, pati një epilog takimi të papërshtatshëm, ku nuk pati zgjidhje, nuk pati propozime, nuk pati propozime të rrugëdaljes nga kjo krizë politike dhe aq më tepër një komoditet të shtuar nga kjo parti që nuk e sheh se ka ndonjë emergjencë për ta zgjidhur situatën”, u shpreh ajo.

The post Takimi i Kurtit me partitë, Lushaku-Sadriu: S’pati propozime rrugëdaljeje nga kriza politike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT