Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri i ka komentuar takimet e fundit për çështjen e presidentit, duke thënë se ato më shumë po duken për konsum publik.
Në një deklaratë publike, ai thekson se fjalët për “konstruktivitet” janë vetëm fasadë, sepse, sipas tij, ka vetëm situata hipotetike që prodhojnë krizë pas krize.
“Edhe 48 orë kanë mbetur deri te votimi i presidentit, ndërsa fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as emër e as propozim konkret. Takimet duken më shumë për konsum publik, fjalët për “konstruktivitet” janë vetëm fasadë, sepse këtu veç konstruktivitet nuk ka. Ka vetëm situata hipotetike që prodhojnë krizë pas krize. Papërgjegjësia nuk ka kufi”, ka shkruar Tahiri në Facebook, njofton Klankosova.tv.


