E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTakimet me liderë: Amerikani nikoqir në Kosovë (VIDEO)

Takimet me liderë: Amerikani nikoqir në Kosovë (VIDEO)

Në Kosovë erdhi si mysafir por takimet i zhvilloi në cilësi të nikoqirit. Zyrtari i lartë i Departamentit të shtetit, Brendan Hanrahan përfaqësuesve të institucioneve e liderëve të partive, u bëri konak në një adresë.

Pritja e tyre u bë në rezidencën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati në Arbëri.

Për ish-ambasadoren, Alma Lama takimet si ky nuk janë të pazakontë veçanërisht kur vendi nuk ka institucione funksionale.

Mendim të ngjashëm pati edhe Blerim Canaj, njohës i çështjeve diplomatike.

Këta besojnë se këto takime nuk janë vetëm simbolike, por mund të ndihmojnë edhe në zhbllokimin e ngërçit politik prej 15 prillit.

Ndiqni kronikën e mëposhtme:

The post Takimet me liderë: Amerikani nikoqir në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT