Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutohet për takimet e djeshme të presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike.
Gjithashtu me Hazirin, do të flasim edhe për seancën e sotme ku partia e tij qëndroi në sallë edhe pas përfundimit të seancës, si dhe për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Takimet e liderëve me Osmanin pa rezultat, Kuvendi ende i bllokuar – Lutfi Haziri sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.