Takim strategjik në SHBA, Kosova përgatitet për prokurime të reja ushtarake me ndihmën amerikane

Takim strategjik në SHBA, Kosova përgatitet për prokurime të reja ushtarake me ndihmën amerikane

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Michael F. Miller, në kuadër të panairit ndërkombëtar të mbrojtjes “AUSA 2025”.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, atasheu i mbrojtjes së Kosovës në SHBA, Sylejman Cakaj, si dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.


Fokusi i takimit ishte në bashkëpunimin dypalësh dhe prokurimet strategjike

“Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit përmes mekanizmit FMS (Foreign Military Sales), i cili u vlerësua si një model efikas dhe me benefite të dukshme për Kosovën. Ky mekanizëm ka mundësuar blerje shtet më shtet me SHBA-në, me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë të produkteve të prokuruara,” u theksua gjatë takimit.

Temë tjetër e diskutimit ishin edhe prokurimet e ardhshme që pritet të realizohen për nevojat e FSK-së, si dhe ndihma që Kosova i ka ofruar Ukrainës në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për mbështetje ndaj këtij vendi në luftë.

Drejtori amerikan Michael F. Miller e përgëzoi Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), që sipas tij përbën një hap thelbësor drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë. /Telegrafi/