E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/takim-pas-takimi-osmani-mirepret-edhe-kusari-lilen11/Takim pas takimi - Osmani mirëpret edhe Kusari-Lilën - Klan Kosova

https://klankosova.tv/takim-pas-takimi-osmani-mirepret-edhe-kusari-lilen11/Takim pas takimi – Osmani mirëpret edhe Kusari-Lilën – Klan Kosova

Presidentja Vjosa Osmani që dy ditë radhazi po pret në takim krerët e subjekteve politike.

Kësaj radhe ajo mirëpriti Mimoza Kusari-Lilën, kryetaren e partisë “Alternativa”, transmeton Klankosova.tv.

E para e vendit gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës, derisa të mërkurën, ajo mbajti takime edhe me liderët e partive politike kryesore në vend.

Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

The post Takim pas takimi – Osmani mirëpret edhe Kusari-Lilën appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT