Ish-ambasadori i Kosovës, Albert Prenkaj, ka deklaruar se takimi i fundit i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, në Bruksel ka qenë i kotë dhe pa ndonjë rezultat të prekshëm.
Në një prononcim mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Prenkaj tha se Bislimi nuk ka pasur mandat për të marrë vendime që do të obligonin Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Pra, në këtë rast kur Bislimi shkon në Bruksel ai nuk mund të marrë asnjë vendim, i cili mund të bëhet obligim për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, cilado që vjen. Zoti Bislimi ka shkuar si zëvendëskryeministër në detyrë, por pa asnjë përgjegjësi dhe legjitimitet për të marrë ndonjë vendim”, theksoi ai, raporton Klankosova.tv.
Sipas tij, edhe sikur të ishte ndonjë përfaqësues tjetër nga pala kosovare, rezultati do të ishte i njëjtë.
“Takimi ka qenë i padobishëm, edhe pse palët qëllimisht apo jo nuk u dakorduan për asnjë pikë të përbashkët. Mua më habit përfaqësuesi i BE-së [Peter Sorensen] që e fton përfaqësuesin e Kosovës dhe pret nga ky takim ndonjë rezultat”, ka thënë Prenkaj”, u shpreh Prenkaj.
The post “Takim i padobishëm”, çka i thanë evropianët Bislimit? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.