Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Kuçi, ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e lagjes Berishë.
Gjatë këtij takimi, Kuçi u shoqërua nga bashkëpunëtorë të tij dhe u prit nga banorët me përkrahje për garën e 12 tetorit.
Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e deritanishëm.
Në fjalën e tij, Agron Kuçi theksoi prioritetet për mandatin e ardhshëm, me fokus në projekte zhvillimore dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Berisha, një nga lagjet që tradicionalisht ka mbështetur Aleancën, u cilësua si një përkrahëse e rëndësishme në fushatën zgjedhore të Kuçit. /Telegrafi/