Takim Abdixhiku–Guerot, në fokus zgjedhjet dhe mbështetja franceze

Takim Abdixhiku–Guerot, në fokus zgjedhjet dhe mbështetja franceze

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Lidhja Demokratike e Kosovës bën të ditur se në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, qëndrimeve të këtij subjekti lidhur me këto zhvillime, si dhe për ecurinë e fushatës dhe tubimeve elektorale që po mbahen në mbarë Kosovën për zgjedhjet lokale.

Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar se ky partneritet ka qenë thelbësor në të gjitha proceset shtetformuese.

Ai nënvizoi se Kosova ka nevojë edhe më tej për përkrahjen e Francës dhe të miqve ndërkombëtarë, në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.
/ Klankosova.tv

The post Takim Abdixhiku–Guerot, në fokus zgjedhjet dhe mbështetja franceze appeared first on Klan Kosova.