Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ka paralajmëruar se Kina po shton aktivitetet ushtarake pranë ishullit dhe po përmirëson kapacitetet për të kryer një sulm të befasishëm, sipas një raporti të publikuar sot, transmeton Reuters.
Raporti, i cili publikohet çdo dy vjet, thekson gjithashtu se Pekini po përdor taktika të ashtuquajtura “hibride”, përfshirë fushata dezinformimi dhe sulme kibernetike, me qëllim që të minojë besimin e popullatës tajvaneze ndaj institucioneve të saj.
“Kina po synon të ushtrojë presion të vazhdueshëm ushtarak dhe psikologjik ndaj Tajvanit,” thuhet në raport.
Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të vet, ndonëse ishulli qeveriset në mënyrë demokratike dhe vazhdon të refuzojë këtë pretendim.
Gjatë pesë viteve të fundit, Kina ka shtuar ndjeshëm presionin ushtarak, duke zhvilluar të paktën shtatë stërvitje të mëdha ushtarake rreth Tajvanit që nga viti 2022.
Autoritetet tajvaneze theksojnë se janë të përgatitura për t’u mbrojtur dhe kanë rritur bashkëpunimin me vendet partnere për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!